Krimea, çelësi i krizës mes NATO-s dhe Rusisë

Postuar në 22 Mars, 2019 10:41

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg zbuloi se arsyeja kryesore që çoi në pezullimin e bashkëpunimit me Rusinë, ishte aneksimi i Krimesë nga Rusia.

Në një intervistë të gjatë për agjencinë ruse të lajmeve Interfax me rastin e 70-vjetorit të Aleancës së, Stoltenberg raportoi gjerësisht mbi marrëdhëniet Rusi-NATO.

Ai vuri në dukje se NATO nuk dëshiron të izolojë Rusinë në një garë të re armartimi të luftës së "ftohtë", duke u treguar kategorik se Aleanca kurrë nuk do të njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia.

I pyetur nëse NATO po kërkon të rrisë sferën e influencës, sekretari i përgjithshëm i Aleancës thekson se Perëndimi nuk beson në nocionin vjetëruar të "sferave të ndikimit", duke theksuar se NATO-ja është e përbërë nga shtete demokratike që secili ka marrë në mënyrë të pavarur vendimin për t'u bashkuar me aleancën. Si shembull të kohëve të fundit solli vendimin e Maqedonisë Veriore, vend që do të bëhet anëtari i 30 i aleancës pasi vendet e NATO-s të ratifikojnë marrëveshjen e pranimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.