Fjalëkryqi i ish-zv.kryeministres: Përgjegjësi ka edhe shumica...Takova Zoran Zaev

Postuar në 15 Mars, 2019 11:22

Agjencia Telegrafike Shqiptare ka publikuar sot fragmente të një interviste televizive siç e quan ajo, të deputetes socialiste Senida Mesi, ish-zv. Kryeministre. 

Nga mënyra e editimit të paragrafëve të jepet përshtypja se zonja Mesi nuk ka qenë mirë në momentin e intervistës, ose se ajo nuk i kushtohet as minimalisht kërkesës për një të folur koheziv. Citon ndër të tjera ATSH: 

Jemi në një rast të paprecedent. Është përgjegjësi e mazhorancës, por edhe e opozitës. Unë takova Zoran Zaev dhe bisedova me të, ku në qendër ishte demokracia. Në sistemet demokratike, partitë politike në mazhorancë apo opozitë kanë rol. Ne kemi marrë përsipër të qeverisim jo se duam ne, por se na ka votuar populli. Kemi marrë përsipër të ecim me reformat. Zgjedhjet parlamentare janë në 2021. Qeveria duhet të garantojë funksionimin e institucioneve. Parlamenti duhet të vazhdojë punën. Ne do dialogojmë, por nuk do negociojmë me parimet bazë të demokracisë

Çfarë të kuptosh në këtë paragraf? Zonja nuk ka thënë asgjë përveçse është mburur pak kur ka nxjerrë lajmin se është takuar me Zoran Zaev. Po ça lidhje ka një gjë e tillë me krizën politike në Shqipëri? 

Mesi thotë se është përgjegjësi edhe e mazhorancës që është gati të dialogojë. Po çfarë përgjegjësie ka shumica këtë nuk e thotë kush. Nuk thotë kush edhe se çfarë është e gatshme të dialogojë kjo shumicë me opozitën që klasifikohet si destruktive. 

Më tej akoma, nuk kuptohet nëse halli i suflerëve të z. Rama është oponenca brenda radhëve të socialistëve, apo zgjidhja e krizës në vetvete. Pra nëse dialogu me Bashën është një mënyrë për të izoluar frymën kundër Rilindjes në PS, apo thjesht duhet zgjidhur kriza si e tillë. 

Është shumë të presësh këto komente nga zonja Mesi, por së paku ajo na ndihmon të gjithëve të kuptojmë nivelin e zyrtarëve politikë të shumicës aktuale, që të bëjnë të qeshësh dhe të qash njëherazi. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.