Dalin SMS-të shantazhuese të Kamenos ndaj Kotzias

Postuar në 18 Shkurt, 2019 21:17

Mediat greke kanë publikuar një seri mesazhesh kërcënuese që ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias  mori në telefonin e tij celular nga Panos Kammenos, ish-ministër i Mbrojtjes në qeverinë Tsipras. 

Mesazhet janë pjesë e raportit të Prokurorisë mbi denoncimi që Kotzias ka bërë ndaj kreut të Grekëve të Pavarur. 
Më 15.07.2018 në orën 03.23 gjatë një vizite zyrtare në Bolivi, Kotzias mori mesazhin e mëposhtëm në telefonin celular: "E kam toleruar mjaft arbitraritetin dhe-propagandën tuaj në media. Herën tjetër që do përmendësh emrin tim do të  diskretitoj publikisht, implikimi juaj me çështjen e vizave dhe angazhimi me partnerë të Sorosit do të hetohet"

B) Më 30.09.2019 në orën 20.12 Kotzias merr një tjetër mesazh: "Tani do japësh llogari për 24.000.000 eurot sekrete ...", ndërsa në të njëjtën ditë në orën  20.32 merr mesazhin tjetër "... Tërhiqu se do të të mbaroj"
Kujtojmë që pas përplasjes mes dy ish-ministrave në qeverinë Tsipras, në media doli lajmi për financimin nga buxheti sekret i Ministrisë së Jashtme greke të gazetarëve apo figurave publike në Shqipëri e Maqedoni për mbrojtjen e interesave greke. E gjitha lojë e Kamenos që rezultoi flluskë sapuni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.