CV-ja për të qenë ministër i PS./Të jesh shoqe e Spiropalit dhe Veliajt

Postuar në 26 Janar, 2019 12:01

Besa Shahini është një prej figurave të reja që u është besuar portofoli i ministrit në qeverinë e Edi Ramës. Ashtu si Gent Caka para se të merrte këtë post zonja Shahini ka shërbyer si zv/ministre e Arsimit. Nuk është prurje që vjen nga forumet e PS dhe për më tepër e panjohur në jetën publike në lidhje me fushën që mbulon.

Edi Rama u mundua ta injorojë debatin lidhur me anashkalimin e forumeve të partisë në zgjedhjet e ministrave të rinj, shumica e të cilëve janë të pamandatuar nga zgjedhësit ose më saktë të pa testuar në elektorat. Ai mori si shembull veten si prurje që erdhi në PS dhe më pas në pushtet nga rruga, për të shpjeguar emërimin si ministrave të Belinda Ballukut apo Anila Denajt.

Por në fakt për të qenë ministër në qeverinë e PS ka dhe një kriter tjetër që mesa duket është vendimtar. Të jesh rekomandim i Elisa Spiropalit apo Erion Veliaj. Besa Shahini që ka marrë portofolin e ministres së arsimit është rasti tipik. Ajo e ka pohuar vetë në një intervistë në emisionin Zonë e Lirë se ka qenë shoqe klase me Elisa Spiropalin dhe e njeh Erion Veliajn prej disa vitesh.

“Kam qenë shoqe klase me Elisa Spiropalin në Kanada në ’91-‘01 dhe shoqe pune me Erion Veliajn. Në 2013 kam punuar në Shqipëri, ku vëzhgoja zgjedhjet për një kompani gjermane”, u shpreh ministrja Shahini.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.