Partneri i Tsipras, Kamenos, largohet nga qeveria

Postuar në 13 Janar, 2019 10:51

Qeveria greke ka hyrë në krizë sot, teksa partneri i djathtë i kryemininstrit grek Tsipras, Panos Kamenos, ka deklaruar tërheqjen nga qeveria. 

Deklarata erdhi pas një takimi me kryeministrin të cilin Kamenos e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm. Ai ka vlerësuar bashkëqeverisjen me Syriza-n duke u ndalur gjithësesi te çështja e emrit të Maqedonisë, që sipas tij është e pakapërcyeshme. 

Kamenos do të sqarojë më gjerësisht mediat për vendimin e tij, por largimi duket se çon drejt zgjedhjeve të parakohshme në Greqi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.