Arrestohet në Bolivi, Cesare Battisti, terroristi i organizatës Proletarët e Armatosur për Komunizmin

Postuar në 13 Janar, 2019 12:53

Është arrestuar në Santa Cruz de la Sierra të Bolivisë, Cesare Battisti, i shpallur në kërkim nga Italia që në vitin 1981. Ai ndodhej në Bolivi pasi ishte larguar nga Brazili në vitin 2018, për shkak se presidenti Michel Termer i revokoi statusin e rezidentit të përhershëm.

Battisti, i datëlindjes 1954 akuzohet për vrasje dhe akte terroiste gjatë vite ’70, të kryera në kuadër të aktivitetit të organizatës Proletarët e Armatosur për Komunizmin. Ai u dënua në vitin 1979 por u arratis nga burgu në vitin 1981. Në vitin 1993 një gjykatë italiane e dënoi atë me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy zyrtarëve italianë, për pjesëmarrje në një vrasje tjetër dhe për planifikimin e një tjteër vrasjeje ku mbeti i vdekur një 14-vjeçar.

Battisti ka pranuar se bënte pjesë e organizatës por nuk ka pranuar vrasjet. Ai jetoi në Francë, Meksikë dhe Brazil dhe gjatë kësaj kohe ka shkruajtur romane policeskë për të cilët ka patur sukses. Tashmë pritet ekstradimi i tij në Itali.

Proletarët e Armatosur për Komunizmin ishte një organizatë e ekstremit të majtë e krijuar në vitin 1976 dhe e shpërbërë në vitin 1979. Opozitare ndaj Brigadave të Kuqe, PAK ishte e strukturar horizontalisht me njësi të pavarura. Mendohet se ajo kishte në përbërje rreth 60 punëtorë nga Lombardia dhe Venecia.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.