Një raport "misterioz" i KLSh-së për Tatimet

Postuar në 21 Dhjetor, 2018 14:47

Prej disa javësh tashmë një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit është dorëzuar zyrtarisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Në këtë dokument ka disa rekomandime mes të cilave edhe shkarkimi nga detyra të zv.drejtorit të DPT-së, Xhavit Çurri dhe drejtoreshës së Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së, Aida Gega. Po kështu KLSH-ja kontatonte shkelje edhe për drejtori të tjera, ndërkohë që sipas burimeve të ResPublica për rastin e znj. Gega është vlerësuar si masë e nevojshme edhe ndjekja penale. Të njëjtat burime konfirmojnë se reagimi i DPT-së kundrejt këtyre masave është origjinal. Zonja Gega është emëruar Drejtoresë e Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve, një lëvizje paralel në detyrë, ndërkohë që raporti i KLSH-së konstatonte dëm në milionë euro në rimbursime abuzive.

Këtu nuk ka nevojë të çuditemi me këtë sjellje nga një ankes personal i Kryeministrit, siç është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Këtu çështja është në fakt krejt tjetër dhe ka të bëjë me transparencën kaq shumë të trumbetuar si hall për qeverisjen socialiste.

ResPublica kontaktoi me zëdhënësen e DPT-së, znj. Elona Bedalli qoftë për të kërkuar një kopje të raportit, qoftë edhe për të konfirmuar nëse zonja Gega është emëruar apo jo në detyrën e re.

Në rastin e parë Zëdhënësja deklaroi se “Raporti nuk më ka ardhur mua. Kërkojani KLSH-së”, kurse në rastin e dytë: “Unë nuk di gjë. Nuk kam as drejtorin se është me leje”.

Mund të kuptohet lehtë halli i zonjës Bedalli që ndodhet në pozitën e vështirë të atij që duhet të bëjë sikur nuk kupton. Sepse të punosh me Rilindjen e Edi Ramës, të shtiresh si budalla është talenti kryesor që të hyn në punë. Por kjo nuk është përgjigje gjithësesi sepse zyra e Medias është pika e kontaktit me institucionin. Është shumë e vështirë që të besohet se një raport i këtillë me këto masa, të mos jetë i njohur për zyrën e Shtytpit e cila sigurisht mund të refuzojë shpërndajen e tij.

Përndryshe kjo qeveri që bërtet dhe e kap histeria e lajmeve do të duhet të gjejë mekanizma të tjerë të komunikimit. Burimet janë pjesë e praktikës së punës gazetareske. Përgënjeshtrimi është e drejtë e institucioneve apo palëve të “dëmtuara”. Por çfarë të përgënjeshtrosh kur nuk do të komunikosh dhe mendon ta trajtosh institucionin dhe vendimet e tij si “çështje të punëve të brendshme”?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.