Studentët "mbetës" fitojnë ndaj qeverisë së qurrashëve

Postuar në 06 Dhjetor, 2018 16:18

Lexoni pak llogarinë që publikon faqja lapsi.al për tarifat që duhet të paguajë një student me rregullat që janë në fuqi:

Duke marrë për bazë këtë llogari, faqja në fjalë sjell si referencë pagën mesatare që është 35 000 lekë të reja. Por si mund të sillen në balancë këto nuk mund ta kuptojë dot ndonjë mendje e shëndoshë, sepse kudo, studentët ose janë të shkëlqyer dhe marrin bursë, ose mbajnë veten me punë gjatë kohës që studiojnë dhe ndaj edhe vitet e studimit zgjaten, ose prindërit kanë para dhe u financojnë shkollën.

Në Shqipëri logjika inerciale e një kohe kur diploma e universitetit ishte status vazhdon të diktojë humorin e një shoqërie që e quan padrejtësi kur i thonë se kur nuk je për shkollë do paguash faturën. Llogaria e lapsi.al flet për rastin e një studenti që nuk arrin të marrë as gjysmën e krediteve, ndërkohë që më parë kishte një numër provimesh që mund të bartje në vjeshtë pasi përndryshe humbisje vitin. Më tej akoma, nëse përsërisje dy herë pa kaluar vitin, humbisje të drejtën e studentët.

Çfarë studenti është ai që ngel në gjysmën e lëndëve po themi? Përderisa janë çuar në protestë këta janë shumica. Dhe janë shumicë që shkollohen me sakrificën e prindërve pa e vënë ujët në zjarr të bëjnë atë që bëjnë studentët kudo. Këtyre duhet t’u fërkojmë bythën ne?! Shkolla e lartë është privilegj përveçse e drejtë. Sepse duhet të kesh kaplloqe për ta marrë përveçse të drejtën për të aplikuar. 

Është më shumë sesa aktuale ajo që thoshte Pasolini në vitet ’60, kur studentët që shkolloheshin me paratë e prindërve u ngritën në protestë për pallavra ideologjike të modës. “Djemtë dhe vajzat e mamit dhe të babit”, ndërkohë që proletarë ishin policët. Kështu janë edhe këta sot. Por në fund të fundit qeveria e qurrashëve u tërhoq dhe ky është një mësim shumë i mirë për të kuptuar të gjithë një gjë: nëse doni të arrini ndonjë gjë, në rrugë se qurrashët arrogantë zbythen dhe bëjnë moralistin edhe kur në fund të fundit kanë ndonjë të drejtë me vete.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.