Zbulohet Arktida, kontinenti mitik, dikur pjesë e Rodinias dhe Panageas

Postuar në 20 Nëntor, 2018 16:24

Shkencëtarë rusë të Institutit Trofimuk të Gjeologjisë Petrolifere dhe Gjeofizikës kanë zbuluar në formën e një shelfi nëndetar Arktidën, një ish-kontinent që ka ushqyer edhe mitin e Hipeboreas, tokës mitike veriore që përshkruhet në tekstet antike greke.

Shekncëtarët përdorën analizat paleomagnetike sipas të cilave rezulton se kontinenti në fjalë është shfaqur dy herë në sipërfaqe: një herë si pjesë e superkontinentit Rodinia, rreth 750 milionë vjet më parë dhe më pas, si pjesë e Panageas, që ka ekzistuar rreth 335 milionë vjet më parë.

Me ndarjen e Panageas dhe krjimin e oqeanit Arktik, pjesë të Arktidës u shpërndanë në polin e veriut për t’u shndërruar në atë që është sot shelfi kontinental i Arktikut. Zbulimi është një kontribut në periodizimin e historisë gjeologjike të planetit tonë por edhe kronolologjisë së zhvillimeve morfologjike në të, me ndikime themelore për vetë jetën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.