Shëndeti mbi të gjitha!

Postuar në 07 Nëntor, 2018 20:52

Twitter-i i Mirela Kumbaros mbi dobinë seksuale të librave padiskutim do veçohet në CV-në e saj si ministre e Kulturës në një qeveri që për çështje etike, i vuri filtra vetes qëkurse erdhi në pushtet, ku dëshmi e parë e Të Qënit Ndryshe ishte Kodi i Etikës, sipas një rregulloreje të hartuar nga këshilltari i kryeministrit, Endri Fuga.

Pas 6 vjetësh në pushtet, etika për këtë mazhorancë duket si shaka e hidhur, po të përmendim rripat dhe grushtat e Arben Ndokës në kuvend, apo pisqollat e Armando Prengës. Gangsterët janë tërhequr për momentin dhe në dritë kanë dalë simptomat e një degradimi tjetër. Ajo e këshillave edukuese për jetën dhe cilësinë e saj. Beniamni i Bashkisë na mëson sesi të marrim bukën me vete në shkollë, ndërsa ministrja e Kulturës si të rrisim cilësinë e jetës seksuale në çift përmes leximit.

Mirela Kumbaro doli edhe në një studio televizive për të thënë se është keqkuptuar nga shqiptarët që sipas saj e kanë banalizuar dhe vulgarizuar këshillën e huazuar të saj. Ministrat e Kulturës në këtë vend duket i tërheq budallallëku pavarësisht kujt krahu i përklasin. Nga Partia Demokratike do mbahet mend Ferdinand Xhaferrin, i cili pas një ahengu me komunitetin rom premtoi rritjen e cilësisë së  rrezeve të diellit.

Ndërsa Partia Socialiste e Edi Ramës dhe Rilindja do të kujtohet për Mirela Kumbaron dhe këshillat e saj si të rrisim cilësinë e jetës në çift.  Më poshtë shpjegimi që Kumbaro i ka bërë twitter-it në një studio televizive:

Ky ishte një moment episodik ku unë thjeshtë bëra ritweet statusin e një kolegu në të cilin prezantohej një shkrim i një kineasti amerikan John Waters. Përkthimi i gabuar nuk është përkthim fjalësh, nuk përkthejnë fjalë, përkthejnë mesazhe. Dhe mesazhi ishte që të gjitha ngjarjet jetësore duhet të kenë kriter edhe librin. Kur ne zgjedhim atë që është ndër ngjarjet më të mëdha në jetë, por edhe kënaqësitë po ashtu është mirë që të shikojmë nëse ky njeri lexon libra apo jo. Këtë nuk është se nuk e kemi thënë, por kur John Ëaters e tha i bëri të gjithë të flasin. Të qenit i rrethuar nga librat vetëm na e bën jetën më të mirë dhe më të lehtë. Rrit cilësinë e jetesës si në atë individuale edhe në çift.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.