Rruga e Kombit u bë me pagesë, por punimet i përfundon qeveria

Postuar në 02 Nëntor, 2018 18:51

Zyra për shtyp e kryeminsitrit shpërndau këtë të premte një material mbi inspektimin që kryeministri Rama u bëri punimeve për ndërtimin e urave, mbikalimeve dhe viadukteve në Rrugën e Kombit. 

Mbi ecurinë e punimeve u informua nga drejtori i ARRSH-së, pasi investimet për përfundimin e punimeve po bëhen me paratë e buxhetit, ndonëse rruga është marrë në dorëzim nga konçesionari. Qëndro flet për një volum të mëdha punësh të pambaruara që shteti ka marrë përsipër t'ia bëjë gati konçesionarit.

Jemi në përfundimin e viadukteve në aksin Kukës-Morinë. Është një urë shumë e veçantë, me hark, me lartësi goxha të madhe dhe për shkak të radhës teknologjike të punimeve, ne e parashikuam në vitin që vjen dhe mendojmë që brenda vitit të mbarojë kjo urë, ura numër 5 dhe të gjithë urat e tjera. Gjithashtu, kemi dy kontrata të tjera. Kemi kontratën nga Morina deri te Ura 5. Ajo ka vlerën 240 milion lekë te reja. Ndërkohë që, nga Kukësi, deri në Morinë për shkak të elementëve të sigurisë rrugore, komuniteti nuk komunikon me njëri-tjetrin. Ne kemi filluar dhe brenda muajit dhjetor do të vendosim dhe 3 mbikalime këmbësorësh. Gjithashtu kemi zgjidhur përfundimisht dhe fshatin Kobret. Ai fshat ka qenë i izoluar me projektin e parë.

Ndërsa kryeministri foli për kontribut nga të gjitha palët. "Këtu nuk ka asnjë ndjejë pakënaqësi ka mirëkuptim, të gjithë kontribuojnë. Këtij kontributi qeveria dhe kompania ti përgjigjet me shërbim perfekt në të gjithë autostradën. Kryesorja është që të mbarojnë veprat e mëdha”- deklaroi Rama.

Në fakt bërja e Rrugës me pagesë u argumentua pikërisht me logjikën se konçesionari do investojë për përfundimin e Rrugës dhe mirëmbajtjen, mirëpo mesa duket ka qenë një keqkuptim nga këto që i ndodhin shpesh qeverisë, ku në fund ata që paguajnë dy herë për Rrugën e Kombit janë sërish qytetarët. Për këtë kujdeset vetë qeveria!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.