Dy amendamente për kazinotë me 5 yje në ligjin "Për lojërat e fatit"

Postuar në 24 Tetor, 2018 16:18

Mazhoranca socialiste ka depozituar së fundmi dy amendamente shtesë në ligjin “Për Lojërat e Fatit”. Një prej amendamenteve prek nenin 52 të ligit ekzistues dhe sipas tij parashikohet që tatimi për të ardhurat bruto për Kazino/Kazino në hotele me 5 yje dhe Resort Kazino do të tatohen në masën 30%.

Në të njëjtin propozim, socialistët sugjerojnë që të ripërkufizohet termi “Hotel me 5 yje” që sipas këtij ligji do të jenë ata që kanë një certifikatë ndërkombëtare akreditimi dhe që janë mbajtës të një marke tregëtare të regjistruar.

Në plan të parë duket se kufizimet e reja e shtrëngojnë edhe më shumë lirinë në këtë drejtim, por në Tiranë aktualisht janë të paktën tre objekte që përmbushin formalisht disa kritere: ish-hotel “Sheraton” që zotërohet nga Kastrati, hotel “Plazza” e dyshes Naçi/Malo dhe Amadeus Palace në autostradën Tiranë Durrës, i cili shpreson të vihet në operacion.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.