Shqiptarët po ikin për qejf të vet. Ne japim lekë për çdo fëmijë të lindur!!!

Postuar në 26 Shtator, 2018 13:05

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot dy gjëra për t’u mbajtur shënim: së pari se shqiptarët që ikin, ikin në kuadër të lirisë së lëvizjes. Pra jemi të lirë dhe ikim. Z. Rama nuk pranon të njohë këtu asnjë faktor përkeqësues të qeverisjes. Duke injoruar këtu edhe statistikën e largimit masiv në periudha të caktuara.

E duke e parë ikjen e shqiptarëve si liri, ndonëse ardhjen e të tjerëve z. Rama nuk e ka mbështetur dot me të dhëna konkrete, kryeministri ka zbardhur një tjetër propozim. Sipas qeveris së tij për çdo fëmijë të lindur do të ketë bonus.

Janë dy qëndrime publike që nuk përputhen edhe pse tradhëtojnë në fakt ndjesinë se diçka nuk po shkon mirë në këtë vend. Pse të japësh para për lindjen e fëmijëve, pra për korrigjimin e problemit demografik, kur beson te liria e lëvizjes? Dikur, në sajë të mrekullisë ekonomike shqiptare dhe Rilindjes mund të imigrojnë këtu edhe 200 mijë italianë, apo spanjollë. Ku qëndron thelbi I politikave mbështetëse demografike?

Z. Rama ka një problem me të vërtetën. Të cilën po dëshiron ta formulojë si do, kur do dhe për arsyet që do. Por ajo është aty dhe e shohin të gjithë. Mirë është  që ta përqafojë edhe qeveria sepse ka detyrën dhe mjetet për të ndërhyrë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.