Beogradi: Presheva nuk do të diskutohet në Bruksel. Nuk ka luftë me shqiptarët

Postuar në 13 Shtator, 2018 11:53

Serbia ka kthyer përgjigje Hashim Thaçit për kërkesën e tij të bashkimit të Luginës së Preshevës me Koosovën. Në një intervistë për gazetën serbe Vecernje Novosti, kreu i Trupës Koordinuede për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën, Zoran Stankovic ka cilësuar se kërkesa të tilla bazohen në një referendum të palogjshëm të vitit 1992 dhe se ato shtrohen për diskutim nga përfaqësues lokalë që kanë humbur zgjedhjet. Stankoviç po ashtu ka përjashtuar kategorikisht se në Jug të Serbisë do të ketë luftë. 

Termi Lugina e Preshevës është në fakt politik më shumë sesa gjeografik...Komunat e Bujanovcit dhe Preshevës i përkasin Distriktit Pcinje ndërkohë që Medvegja i përket distriktit Jablanica. Në fillim shqiptarët përdorën termin Kosova Lindore dhe më pas e ndryshuan në Lugina e Preshevës

ka thënë ai.

Stankoviç ka shtuar se në Medvegjë, serbët janë popullsi dominuese, ndërkohë që sipas tij në Preshevë shqiptarët kanë refuzuar të marrin pjesë në census që nga viti 2001. Stankoviç ka pranuar se Serbia nuk ka zhvilluar regjistrim mbi bazë etnie për shkak se “etnia nuk është e rëndësishme për ne”.

Ai ka deklaruar se Presheva dhe komunat e tjera nuk do të diskutohen në Bruksel duke hedhur poshtë kështu ambiciet e Thaçit që pretendon se do zgjerohet në Veri pa lëshuar territor gjëkundi tjetër. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.