Ardhja e refugjatëve nga Eritrea, del garant Kisha Katolike

Postuar në 04 Shtator, 2018 21:25

Gatishmëria e qeverisë për strehimin në Shqipëri të 20 emigrantëve nga Eritrea që u gjetën në bordin e anijes "Diciotti", në portin e Catania, duket se ka si garanci Kishën Katolike, e cila ka ofruar ndihmë për zgjidhjen e kësaj çështje.

Jo rastësisht pasi edhe në Itali ishin Peshkopët e Kishës që ofruan gatishmëri pas refuzimit të ministrit të Brendshëm, Salvini për të strehuar emigrantët. Të paktën kështu shkruajnë mediat greke që referojnë edhe solidaritetin e Shqipërisë dhe Irlandës për të strehuar 40 emigrantë.

I kontaktuar nga ResPublica zëdhënësi i Kishës Katolike, Mark Shtjefni tha se iniciativa për të pranuar strehimin e emigrantëve eritreas nuk ka qenë e Kishës Katolike, por Arqipeshkvi Xhorxh Frendo i ka shprehur falenderimet qeverisë dhe ka ofruar kontributin dhe ndihmën e Kishës për  zgjidhjen e kësaj çështje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.