Veliaj në Peshtan/Premton korsi për gomerët dhe fond për familjet që nuk u pjellin mushkat

Postuar në 27 Gusht, 2018 14:46

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ndodhet në Peshtan të Tepelenës. Lajmi bëhet i ditur nga një faqe në Facebook që mban emrin Peshtani e që publikon disa foto. Peshtani është një fshat piktoresk në grykën e Këlcyrës dhe sipas burimeve të redaksisë së “Të Kripura” Veliaj ka propozuar që në fshat të ndërtohen korsi të posaçme për gomerët.

“Deri në momentin kur në fshat të bëhet zëvendësimi i gomerëve me biçikleta mendoj se korsitë do të shmangnin çdo pakujdesi dhe do t’i jepnin kafshës së dashur dinjitetin që i ka munguar”, thuhet se është shprehur Veliaj në takim me banorë të zonës.

Ky është një propozim interesant që nuk i ka gjetur të papërgatitur banorët që e kanë pyetur z. Veliaj, nëse mund të financojë pajisje GPS për 15 gomerët e parë në mënyrë që të instalohen në samarë për t’i gjetur me celular. Z. Veliaj është shprehur i gatshëm për të dhënë ndihmë në këtë drejtim. Ai ka deklaruar gatishmërinë e Bashkisë së Tiranës edhe për asistuar me një fond të vogël, ato familje, të cilave nuk u pjell mushka, sipas kërkesës të bërë nga vetë banorët.

Shaptilografisti

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.