Raporteri gjerman Frei: Rasti i Teatrit do të tregojë se sa serioz është Edi Rama me anëtarësimin në BE

Postuar në 22 Gusht, 2018 13:58

Raporteri për Shqipërinë në grupin parlamentar CDU/CSU në Parlamentin gjerman, Thorsten Frei, e cilëson ligjin për teatrin kombëtar si kriter të seriozitetit të Edi Ramës për anëtarësimin e vendit tonë në BE. 

Po, e kam ndjekur rastin. Ngre shumë pyetje në lidhje me ligjin e BE-së dhe Kushtetutën shqiptare. Prandaj, nga këndvështrimi im, Presidenti Meta, me të drejtë, e ktheu ligjin përsëri në Parlament. Dhe në mënyrë të qartë është e vështirë të qartësohet rasti mbi sundimin e ligjit, pa Gjykatë funksionale. Rasti i Teatrit Kombëtar do të tregojë gjithashtu se sa serioz është Edi Rama me anëtarësimin në BE. Shkolla e Magjistraturës është bllokuar dhe është bërë një çështje politike pasi nuk mund të funksionojë sipas ligjit të aprovuar dy vite më parë nga shumica

është shprehur Frei në një intervistë për gazetën “Panorama”.

Ky prononcim shton presionin mbi qeverinë shqiptare që duhet të rikalojë në Parlament ligjin. Frei po ashtu ka deklaruar se shtyrja e hapjes së negociatave të anëtarësimit u bë për mangësi objektive: përfundimi i vettingut dhe reforma zgjedhore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.