Evitohet tragjedia, shpërthim gazi dhe zjarr në Çerdhen 14

Postuar në 16 Gusht, 2018 10:37

Çerdhja 14 në Tiranë u përfshi gjatë natës nga një zjarr në ambjentet e brendshme pas një shpërthimi të një bombule gazi..

Policia ka njoftuar zyrtarisht se  "rreth orës 04:57, në rrugën “Aldi Demi”, në një dhomë e cila shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri. Zjarri është fikur dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale. Paraprakisht sipas policisë zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombël gatimi”

Por nga foto në vendngjarje duket se shpërthimi ka qenë shumë i fortë, aq sa ka shembur murin e kopshtit. Policia është munduar ta minimizojë ngjarjen, por pasojat mund të ishin fatale nëse çerdhja do ishte në orarin e frekuentimit të fëmijëve. Banorët kanë treguar se shpërthimi ka qenë shumë i fortë sa i ka zgjuar nga gjumi, duke shkaktuar panik, pasi në zonë u panë forca zjarrëfikse.

Ngjarja është një këmbanë alarmi për sigurinë e investimeve në çerdhe, kopshte e shkolla dhe një ekspozim i situatës reale, pamvarësisht propagëndës së Bashkisë dhe kryetarit të saj, Erion Veliaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.