SHBA merr rolin e spektatorit për debatin Kosovë-Serbi

Postuar në 08 Gusht, 2018 10:47

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar për situatën e krijuar në Prishtinë e Beograd pas deklaratave të Presdidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kifijve mes Kosovës e Serbisë.

Në një prononzim për Zërin e Amerikës një zëdhënës i DASH u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin retorikën negative dhe të punojnë së bashku për një marrëveshje që siguron qëndrueshmëri për të dyja vendet dhe rajonin. Me pak fjalë, çdo opsion është i hapur nëse palët bien dakord mes tyre. Qoftë ndarje e Mitrovicës apo bashkim i Luginës me Kosovën.

Thelbi i çdo marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vijë nga vetë palët. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të dyja palët dhe Bashkimin Evropian si lehtësues. Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje që është e zbatueshme, e qëndrueshme dhe nuk krijon paqëndrueshmëri në asnjërin vend apo në rajon. Kjo do të kërkojë largpamësi dhe elasticitet nga të dyja anët. Ne inkurajojmë palët që të marrin pronësinë e plotë të procesit, të ulin retorikën negative dhe të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.