Ca fjalë për “Tipin e plazhistit”

Postuar në 05 Gusht, 2018 22:47

Qytetërimi i një vendi matet edhe nga veshja e qytetarëve të tij. Vera është periudha më e mirë e vitit për ta matur këtë gradë qytetërimi. 

Harbon i ashtuquajturi “homo balnearis”, njohur ndryshe  si “tipi i plazhit”. E njeh menjëherë nga pantallonat pinokieti(përdorur fillimisht në vitet ’50 – shën. i RP) – xhinse që patën dikur një dinjitet të vetin, por më pas, me prerje gjithfarëshe sipas midesë, u katandisën në lloj lloj bermudash pa vlerë – të shkurtra deri te gjunjtë; nga marsupiot gjoja lëkure ku gjen pak nga të gjitha, nga prerja e thonjve te çumçakizat, apo edhe nga çantat e tmerrshme hedhur krahëve, me rripin si sallator që përshkon barqe të dhjamosur që fshihet poshtë bluzave të ngushta si prezervativ: në fund, në rastin më të mirë, shapka me gisht poshtë shputave të fryra dhe të djersitura, në rastin më të keq, këpucë sportive të bardha me vija vezulluese të verdha apo blu elektrike(janë të mira për shëtitjet mbrëmjeve…) dekoruar me “fantazma” të vogla të zeza, përherë dhe vetëm Made in China, e nga të cilat vjen një duhmë avujsh të padurueshëm. 

Ja pra ky është “homo balnearis”, përfaqësimi më i mirë i kësaj Italie që e ka lëshuar veten e që në paaftësinë për t’u veshur me dinjitet, zbulon edhe paaftësinë për t’u ringritur.

Shënim: Marrë nga profili në Facebook i Vittorio Zgarbit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.