A di të përgjigjet Kryeministri: Pse protestohet për Teatrin Kombëtar dhe jo për ndërhyrjet në objekte të tjera?

Postuar në 02 Korrik, 2018 22:38

Sot kryeministri Edi Rama, ka folur për çështjen  e Teatrit Kombëtar me rastin e përurimit të Arturbiunës në Tiranë. Përpara tij ka mbajtur një fjalë edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila u kujdes që të shpallë si sukses të saj vënien e Kulturës në krye të diskutimit në gazeta dhe debatet televizve.

Ministrja është kujdesur të mos përmendë mediat online, ku në të vërtetë mbahet gjallë drita e debatit, edhe pse nuk i pëlqen. Përtej disa treguesve të inventarit të ndërhyrjeve në monumente të ndrysh,e fjala e Kumbaros, këtij personazhi politik irrelevant, nuk pati ndonjë vlerë. Ajo na kujtoi se mbrojtja më e mirë përkundrejt skandalit të Teatrit Kombëtar është vëllimi restaurues në monumente.

Këtë temë e ka marrë edhe kryeministri, që për fat të keq nuk ka ditur të thotë ndonjë gjë serioze për atë që po ndodh me Teatrin Kombëtar. Ai është mburrur me ndërhyrjet në muzetë e ndryshëm si ai në Korçë, në Berat, Shkodër etj., duke e cilësuar me këtë rast zhurmën që bëhet për Teatrin si volum i lartë i “atyre që e dinë se çfarë nuk duan”. Por fjalët e shumta nuk vlejnë në këtë debat.

Ato nuk mund të mbulojnë të vërtetën e kullave mbi një truall të grabitur dhe përmbi të gjitha ato nuk i japin kryeministrit argument të përgjigjet për pyetjen: Pse për të gjitha këto punë të mira anembanë Shqipërisë nuk pati as edhe një protestë të vetme? Pse e vetmja protestë është përqëndruar te godina e Teatrit? Me siguri, përgjigjen e vërtetë, atë që nuk mund ta pranojë, z. Rama e di. Dhe e di mirë.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.