Veliaj riaktivizon idenë e sigurimit të detyrueshëm për pronën

Postuar në 26 Prill, 2018 10:07

Në daljen e radhës në media, kryebashkiaku Veliaj, duke marrë shkas edhe nga zjarri i rënë në një fabrikë riciklimi në Tiranë rihodhi në qarkullim tezën e sigurimit të detyrueshëm për pronën, një projektdraft i propozuar nga Banka Botërore që ndodhet në sirtarët e qeverisë dhe Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, por ende në fazë përgatitore.

“Ndoshta në përfundim të hetimeve për incidentin që ndodhi javën e fundit, por edhe me njohuritë që kanë kolegët, të shohim si mund të përmirësohen disa akte ligjore. Nuk mund të kemi një përqindje qesharake të njerëzve që sigurojnë pronën, shtëpinë, jetën, dhe një përqindje të lartë prej detyrimit të atyre që sigurojnë makinën. Ndaj, besoj se ka nevojë për një revolucion të vërtetë kulturor për mënyrën se si e shikojmë dhe si e trajtojmë këtë çështje”- u shpreh Veliaj gjatë një aktiviteti për trajnimin e zjarrfiksëve nga ekspertë austriakë.

Nuk është hera e parë që aktorë të qeverisë qëndrore dhe asaj lokale promovojnë idenë e sigurimit të detyrueshëm për pronën, nisur nga përmbytjet e përsëritura në zonën e nënShkodrës dhe luginës së Vjosës. Pak muaj më parë kjo tezë u artikulua edhe nga kryeministri Rama në një mbledhje të Shtabit të Emergjencave, ndërkohë që edhe përfaqësues të kompanive të Sigurimeve janë shprehur me opinione në media në mbështetje të këtij varianti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.