Ankimi në gjykatë, Veliaj humbet shumicën në Këshillin Bashkiak të Tiranë

Postuar në 04 Shkurt, 2018 17:33

Në datën 26 korrik 2017  në mbledhjen këshillit bashkiak të Tiranës u votua ndër të tjera me shumicë votash edhe vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Por, kur kishte kaluar vetëm një muaj nga zgjedhjet e 25 qershorit, 6 këshilltarë të majtë kishin lënë mandatin për t’u betuar si deputetë dhe 6 të tjerë zunë vendet e tyre. Zgjedhjet e qershorit ndryshuan edhe rrjedhën e votave në bashki, ku LSI në opozitë, nuk votoi për të plotësuar shumicën për certififikimin e këshilltarëve e rinj. Në këtë situatë këshilltari i djathtë, Fabjan Topollaj depozitoi në Gjykatën Administrative një padi për pavlefshmërinë e mandatit të tyre si këshilltarë, rrjedhimisht edhe të votave. Këtë të premte Gjykata Administrative ka dhënë vendimin në favor të Topollajt. Vendimi të cilit i referohet Topollaj është i gjykatës së shkallës së parë dhe nëse bashkia e ankimon do të pritet deri në vendimarrjen e Gjykatës së Apelit. Nëse kjo e fundit do të lerë në fuqi vendimin, atëherë këshilli bashkiak do të duhet të anulojë të githa vendimet e  6-mujorit të fundit.

TemaTv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.