Arbitrazhi nxjerr të pastër sportistët rusë

Postuar në 02 Shkurt, 2018 12:39

Gjykata Sportive e Arbitrazhit në Lozanë ka anuluar sanksionet e vendosura nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ndaj 28 sportistëve rusë, pasi këta të fundit ankimuan përjashtimin e tyre të përjetshëm nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike.
Arbitrazhi i konsideroi provat e mbledhura si “të pamjaftueshme për të konfirmuar shkeljen e rregullave kundër dopingut”, për të cilën arsye sportistët u shpallën të pafajshëm.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Rusisë Aleksandër Zhukov theksoi se “që në krye të herës ne kemi insistuar se sportistët tanë nuk janë të implikuar në skemat mashtruese të dopingut, dhe tani patjetër që jemi të lumtur që reputacioni i tyre i mirë është rivendosur nga gjykata dhe të gjitha çmimet e fituara u janë kthyer”.
Falë këtij vendimi Rusia ngrihet sërish në vendin e parë për nga numri i medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike të vitit 2014 në Soçi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.