Hahn: Serbia dhe Mali i Zi futen në BE në vitin 2025

Postuar në 19 Janar, 2018 16:31

Serbia dhe Mali i Zi ka të ngjarë të jenë vendet e ardhshme që do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, ndoshta në vitin 2025. Kështu u shpreh në një intervistë për Reuters, Komisioneri Europian për Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn.

BE ka nisur një përpjekje diplomatike për të përshpejtuar integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor pas progresit të vazhdueshëm. Është koha për të përfunduar punën e nisur në vitin 1989”-tha Hahn duke shtuar se "Ne kemi vendosur  vitin 2025 si një datë treguese për Serbinë dhe Malin e Zi, çka është realiste por gjithashtu edhe shumë ambicioze”.

Serbia konsiderohet si nyja lidhëse e rajonit me BE-në, e cila shpreson se ndikimi i Beogradit në Ballkan mund të ndihmojë vendet e tjera të ecin përpara me reformat. Han ka planifikuar të vizitojë Serbinë në shkurt, pas publikimit të strategjisë së Komisionit për Ballkanin më 6 shkurt. Ai do të kryejë edhe një tur në 6 vendet kandidate.  

“Kërcënimi nga ndikimi rus, kriza e emigracionit, diversioni i sundimit autoritar të Turqisë dhe dëshira për të forcuar integrimin evropian pas Brexit paraqesin një mundësi të re për Ballkanin. Ose do të eksportojmë stabilitet në rajon, ose do të importojë destabilitet”,-deklaroi Hahn, duke shtuar se procesi i integrimit në BE është mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe kërcënimin e autoritarizmit në rajon.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.