Kina mbledh ADN-në e 11 milionë ujgurëve

Postuar në 13 Dhjetor, 2017 23:41

Human Rights Watch raportoi se autoritetet kineze po mbledhin mostrat e ADN-së, shenjat e gishtërinjve dhe të dhëna të tjera biometrike nga çdo banor në një rajon të largët perëndimor . Zyrtarët gjithashtu po ndërtojnë një bazë të dhënash për llojet e gjakut nga mosha 12 deri në 65 vjeç në Xinjiang. Ky rajon është shtëpia e mbi 11 milionë ujgurëve, një pakicë muslimane turke që herë pas here është goditur nga fushatat e dhunës.

Të dhënat sipas Human Rights Watch mund të përdoren për "mbikëqyrjen e personave për shkak të përkatësisë etnike, fesë, apo lirisë së shprehje. Një pjesë e koleksionit është bërë përmes kontrolleve mjekësore të ofruara nga qeveria dhe është e paqartë nëse pacientët janë të vetëdijshëm se kjo bëhet për të transmetuar të dhënat e tyre biometrike në polici.

Megjithëse kontrollet janë zyrtarisht vullnetare, një ujgur tha se kuadrot lokale "kishin kërkuar që ata të merrnin pjesë me detyrim".  Rreth 19 milionë njerëz kanë marrë pjesë në verifikimet mjekësore, të quajtura  "Physicals for All"  në 2017.

"Arkivimi i detyrueshëm i të dhënave të një biodata të tërë popullsisë, përfshirë ADN-në, është një shkelje e rëndë e normave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut", tha Sophie Richardson, drejtorja e Human Rights Ëatch në Kinë. "Është edhe më shqetësuese nëse bëhet fshehurazi, nën maskën e një programi të lirë të kujdesit shëndetësor”-shtoi ajo. Mbledhja e të dhënave biometrike zbatohet gjithashtu për njerëzit me origjinë nga Xinjiang, të cilët kanë lëvizur në pjesë të tjera të Kinës, ku do t'u kërkohet të paraqesin informacionin e tyre në nivel lokal.

Zyrtarët në rajon pretendojnë se skema ka për qëllim përmirësimin e politikave që synojnë zbutjen e varfërisë. Xinjiang është një nga pjesët më të kontrolluara të Kinës. Trupat e armatosura janë një pamje e zakonshme në rrugët e qytetit dhe autoritetet shpesh mbajnë tubime masive për të mbështetur në luftën kundër ekstremistëve islamikë që Pekini i fajëson për një seri sulmesh ndaj zyrtarëve qeveritarë dhe civilëve. Por grupet e të drejtave thonë se shumica e dhunës rrjedh nga kufizimet mbi fenë, kulturën, gjuhën si dhe mungesën e mundësive ekonomike në rajonin e varfër.

https://www.theguardian.com/world/2017/dec/13/chinese-authorities-collec...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.