Ushtria izolon Mugaben në Zimbabve: Nuk është marrje pushteti, por vetëm goditje e elementëve kriminalë

Postuar në 15 Nëntor, 2017 14:42

Robert Mugabe, diktatori jetëgjatë i Zimbabves, është izoluar dhe po mbahet nën ruajtje nga disa segmente të ushtrisë që kanë marrë nën kontroll institucionet dhe de facto pushtetin. Në një dalje për mediat, gjenerali SB Moyo ka deklaruar se ky është nuk është një grusht shteti, apo marrje kontrolli, por se ushtria synon elementët kriminalë që rrethojnë presidentin Mugabe. Gjenerali siguroi qytetarët se presidenti dhe familja e tij janë të sigurt në shtëpinë e tyre duke nënvizuar se sapo të normalizohet situata e rënduar dhe social-ekonomike, çdo gjë do të kthehet si më parë.

“Ne vetëm po shënjestrojmë vetëm elementët kriminalë që po provokojnë vuajtje në vendin tonë. Ne duam t’i sjellim ata para drejtësië. Ne duam të paqësojmë një situatë të degjenruar sociale dhe ekonomike që përndryshe mund të çojë në konflikt”, tha ai.

Gjenerali ka bërë thirrje për bashkëpunim nga të gjithë, përfshirë edhe mediat të cilave u ka kërkuar raportim të drejtë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.