4.5 ton droga e Babicës

Postuar në 19 Tetor, 2017 02:51

4.5 ton rezultoi droga e  kapur të mërkurën në mbrëmjenë Babicë të Vogël në Vlorë.  Spas Prokurorisë, droga i përkiste grupit të Habilajve. Operacioni u drejtua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bazuar në përgjimet e kryera nga Shërbimi Infirmativ Shtetëror përgjatë 1 viti pa përfshirjen e policisë lokale.

Mbrëmjen e së mërkurës, pas urdhrit për të ndërhyrë, prokurorët që drejtonin hetimet kanë kërkuar që të nisen shërbimet e Policisë së Vlorës drejt adresës që ata kishin nën hetim. Aty u gjetëm thasët me tonelata drogë, që sipas burimeve konfidenciale u përkasin vëllezërve Habilaj.

Droga u gjet në një vend të përshtatur si magazinë në vilën luksoze të Aemand Koçerrit, e cila ishte e ndarë nga pjesa tjetër e fshatit. Vetë Armando Koçerri nuk është kapur ende por janë shoqëruar në polici të afërm të tij. Operacioni është bërë për të arrestuar Florian Habialjn, vëllain e Moisi Habilajt, i arrestuar në Itali. I pari që publikoi lajmin ishte ish-kryeministri Sali Berisha përmes një video ku shkruante se "Ne Babice kapen 10 ton droge te klanit Rama – Tahiri! sb. Qytetari dixhital denoncon! "Mirëmbrëma doktorr Në Babicë e vogël sapo është kapur rreth 10 ton drogë Në shtëpinë Armand Koçerri mik i habilajve Vila e personit e ruajtur me kamera dhe sistem sigurie”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.