Gazetarët braktisin unionin. Qajnë hallin e rrogave te Lolita

Postuar në 18 Tetor, 2017 08:26

Unioni i Gazetarëve, ai i pavaruri, nuk e arriti kurrë shkëlqimin e kryetarit të vet. Ka arsye dhe rrethana për këtë dremëz konsensuale sindikalistësh të medias. Qëkurse kryeministri tha se në Shqipëri nuk ka sindikata, thuhet se kryetari i Unionit, e perceptoi jo si sfidë, apo si temë polemizuese, por si çështje mode. Sepse ne e dimë që kryeministri bën edhe modën politike në vendin tonë. Dhe qysh atëherë unioni i mban për vete çështjet e gazetarisë. Nuk i ndan me askënd. 
Është kjo arsyeja që gazetarët që kanë mbetur pa paguar po i drejtohen Lolitës për të qarë hallin. Me kartën e unionit në dorë dhe me hallin në kokë e në xhep, gazot kanë gjetur një dritare për të bërë një çikë sindikalizëm të ndrojtur. Fundja rroga merret po e kërkove. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.