Projekte, udhëzime, vendime...për një bar-kafe. Ministrja "harron" vetëm ligjin për Butrintin

Postuar në 11 Tetor, 2017 13:59

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka dalë për herë të parë në një intervistë për News 24, për të sqaruar atë që po lejon të ndodhë në Butrint. Duke folur për situatën e krijuar në këtë Park Arkeologjik, ku sipas saj, ka probleme higjene dhe shitjesh pa kupon, ministria ndërhyri me një udhëzim për të stabilizuar situatën. Ministrja flet për studime, projekte, por nuk tregon asgjë nga ato. Ministrja flet për rehabilitim të një godine ekzsituese, me material të kthyeshme, dru dhe xham, e ndërkohë që jepte intervistën pamjet ilustruese ishin ato të betonierës që punonte në Park(minut 6). Mesa duket zonja e ka të kollajtë gënjeshtrën sy për sy pasi sipas saj në Butrint për të mbërritur te Kulla bëhet ecje 1:40 orë, ndërkohë që kushdo që ka shkuar në sit e di shumë mirë që nuk është kjo distanca. Por përtej të gjitha këtyre lojërave, përfshi gënjeshtrën se në Park ka nevojë për tualete, ndërkohë që aty janë dy të tillë dhe ndërkohë që Butrinti ka qenë përherë pa probleme të kësaj natyre, qëndron problemi ligjor. Ligji thotë qartë që lejohet vetëm RIKONSTRUKSION apo punime të rrjetit inxhinierik nëntokësor. Godina për të cilën sot zonja flet, po Tjetërson objektin e punës së vet, pra kemi të bëjmë me ndërtim me cilësi të ndryshme nga ato që lejon ligji dhe këtu nuk mbron dot as një vendim i turpshëm i Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë. Në çdo rast kjo që po ndodh ka emrin Skandal.   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.