Rekordi i 2016-ës/Pasuria e milionerëve arriti në 63.5 trilionë dollarë

Postuar në 28 Shtator, 2017 09:01

Milionerët vijojnë të shtohen në një botë përherë e më dinamike dhe të ndërlidhur ekonomikisht. Një raport i firmës këshilluese “Capegemini” sjell disa të dhëna mbi pasurimin e individëve apo kompanive në pjesë të ndryshme të botës për vitin 2016 dhe për përqendrimin e pasurisë në shifra absolute.

Kështu për vitin 2016 numri i milionerëve u shtua me 8% duke arritur shifrën totale në shkallë globale prej 16.5 milionë njerëzish. Pasuria e këtij grupi shkon në total 63.5 trilionë dollar. Në grupin e marrë në studim nga “Capgemini” hyjnë ata individë që kanë investuar në asete të paktën 1 milionë dollarë. Nëse ecet me këtë ritëm, mendohet se pauria e këtij grupi njerëzish do të arrijë në 100 trilionë dollarë deri në vitin 2025. SHBA, Japonia, Gjermania dhe Kina qëndrojnë në krye dhe së bashku përbëjnë 2/3 e numrit total që është marrë në studim.

https://www.worldwealthreport.com/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.