Franca: Mbështesim krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës

Postuar në 19 Shtator, 2017 09:31

Ambasadori francez në Kosovë Didier Chabert ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Zëri” se Franca mbështet krijimin e një force të armatosur të Kosovës, nisur nga fakti se kemi të bëjmë me një vend Sovran. Por sipas tij, do të duhet që procesi të ndërmerret në kohën e duhur “duke marrë parasysh ndjeshmërinë e gjithë kosovarëve, në mënyrë që kjo forcë të jetë vërtet shumetnike dhe e pranuar nga të gjitha pjesët e shoqërisë”.

Po kështu ambasadori ka theksuar se vendimi duhet të koordinohet me NATO-n dhe aleatët e Kosovës që janë investues dhe garantë të sigurisë dhe stabilitetit të shtetit në fjalë.
 

http://zeri.info/aktuale/162769/franca-mbeshtet-forcen-e-armatosur-te-ko...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.