"Ambasadorët, "shuplakë" Ramës për Himarën"

Postuar në 18 Shtator, 2017 12:40

Para pak ditësh mediat raportuan për një takim të kryeministrit Rama me ambasadorët e disa vendeve partnere. Zyra për shtyp e kryeministrit nuk raportoi asgjë mbi këtë takim, që u aludua se kishte të bënte me formimin e kabinetit të ri qeveritar. Por sot mediat greke kanë raportuar se në takim u diskutua për çështjen e prishjes së disa ndërtimeve në Himarë në kuadër të planit të ri urbanistik. Sipas gazetës "To Ethnos" ambasadorët e BE dhe SHBA u pozicionuan qartësisht në krah të banorëve të Himarës. 

"Edi  Rama pësoi një humbje të dhimbshme në përpjekjen e tij për të vazhduar me planet e shpronësimit të banorëve të Himarës"-shkruan gazeta. Sipas saj në takimin dy orësh që Edi Rama kishte me ambasadorët, ai u përpoq t'i bindte ata se problemi ishin nja pesëdhjetë njerëz që po ankohen pa qenë e nevojshme.

Ambasadorja e BE-së Romana Vllahuti mësohet t'i ketë thënë kryeministrit se "nëse ligji nuk garanton të drejtat e njeriut, atëherë ndryshoni ligjin". Ndërsa ambasadori i SHBA Donald Lu tha se kufijtë e pronës së pari duhet të njihen, një pikëpamje që është në linjë të drejtpërdrejtë me pozicionin e qeverisë greke.

Edhe qëndrimi ambasadorit holandez ishte në favor të banorëve të Himarës. Diplomati i kujtoi Edi Ramës se Avokati i Popullit në Shqipëri ka deklaruar se ka mangësi dhe shkelje ligjore, të cilat duhet të korrigjohen. Po ashtu mediat raportojnë për një takim të kryeministrit Rama me një përfaqësi të banorëve të Himarës. Temë qendrore e diskutimit ishte padyshim plani i ri i zhvillimit të urbanistik të Himarës që prek pronat e disa banorëve. Një reflektim pas qëndrimit të prerë të ambasadorëve për çështjen e prishjeve në Himarë.

Nga ana e tij, kryeministri u zotua të vlerësojë rastet dhe kërkesat e bëra nga banorët. Në fund të takimit, ai tha se do të mbahet një raund i dytë i takimeve lokale me Ministren e Kulturës Mirela Koubaro dhe Ministrin e Energjisë dhe të Infrastrukturës Damian Gjiknuri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.