Kompanitë e naftës kanë 40% të borxhit tatimor

Postuar në 13 Shtator, 2017 18:13

Kompanitë  të cilat operojnë në fushën e naftës dominojnë borxhin tatimor ndaj shtetit. Ato zënë afro 40% të të gjithë shumës prej 220  milionë euro të listës së debitorëve në drejtorinë e tatimeve.

Edhe pse mbi disa prej këtyre kompanive  është vendosur masa e sekuestors, borxhi tatimor ende nuk është arritur të mblidhet, pasi një pjesë e mirë e firmave ndodhen në proçese gjyqësore për të shpallur falimentin, ndërsa  një pjesë tjetër e kanë ankimuar vlerësimin e drejtorisë së tatimeve.

Të dytat në radhë për detyrimin më të madh janë shoqëritë e ndërtimit e më pas kompanitë e sektorit energjitik. Këto detyrime janë krijuar nga vetëm 74 shoqëri, mes 18 500 ndërmarrjeve që janë publikuar në listën e nxjerrë në faqen zyrtare të tatimeve
Një listë e ngjashme e korporatave të mëdha që kanë para të marra hua në banka, e janë futur në listën e kreditorëve të këqinj ndodhet edhe në Bankën e SHqipërisë. 35 kompani zënë 65% të totalit të kredive me probleme, shumë kjo e barazvlefshme me 500 milion euro.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.