Çmimi i ujit pagëzon mandatin e dytë të Rilindjes - LSI-ja "del sërish në semaforin" e politikës

Postuar në 26 Korrik, 2017 18:31

LSI-së iu plotësuan të ashtuquajtura kushte për çmimin e ujit në Tiranë. Shtresat në nevojë nuk peken, as bizneset e mallrave të shportës, ndërkohë që prezupozohet se do të priten lidhjet e paligjshme, të cilat me siguri që do të vazhdojnë.

Në këtë kuadër është për t’u sqaruar se a preket “plani i biznesit” të Erjon Veliajt nga ky ndryshim dhe nëse po si do të pasqyrohet kjo në të ashtuquajturën kërkesë për kredi. Pasi siç pamë në rastin e CEZ, një nga arsyet që çuan në atë sjellje të kompanisë, ishte pikërisht mosfaturimi i një pjese të konsumatorëve.

Sot jemi në të njëjtat kushte: do paguajnë ata që paguajnë përherë në këtë vend që qeveriset nga hajdutë. Një pikë e evidentuar nga këshilltari demokrat Leonard Olli ka rëndësi: Nuk und të rritësh tarifat e një shërbimi që nuk e ofron. Sot Erjon Veliaj po propozon të marrë lekët për të investuar me kredi, por nesër askush nuk garanton që ujësjellësi do të privatizohet për të zgjidhur edhe mangësitë në administrim. Nuk ishte pa arsye qarkullimi i një opinioni që propozonte kalimin e shërbimeve publike në treg, që është pikërisht ajo që po ndodh. Fundja një mënyrë e mirë për të bërë shtet është vidh njerëzit, privatizo shërbimet dhe ja të mbetet vetëm të bësh ca rregullore. Me kalimin te privati të shërbimeve – ku aksionerë janë politikanët – zhdukim edhe korrupsionin meqenëse tani është tregu ai që vendos. A janë këto probleme serioze? Patjetër që po, por janë pikërisht këto që mund ta çojnë votën për Erjon Veliajn në 100% në Tiranë. Arsyeja? Mister më vete.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.