Partia mbetet brenda familjes me një Mea Culpa kundër Ramës

Postuar në 05 Korrik, 2017 19:46

Monika Kryemadhi është zgjedhur kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Siç ishte njoftuar më herët, Konventa e kësaj partie ka formalizuar rotacionin mes saj dhe Petrit Vasilit që e mbajti këtë detyrë vetëm pak javë. Më fjalën e saj ndër të tjera Kryemadhi kërkoi falje për qeverisjen me Rilindjen, duke theksuar se LSI-ja nuk denoncoi hapur dukuritë negative si kultivimi i drogës. 
Sot para jush unë iu kërkoj një falje për vite që kemi qeverisur me rilindjen.
Ne nuk folëm hapur dhe qarte sepse e bëmë këtë në emër të fjalës së dhënë. 
Ky ishte gabimi ynë, qe nuk folëm që Shqipëria po kthehej në një plantacion droge. 
Ne nuk e ngritëm zërin kur Shqipëria u kthye në koncesion.  Ne nuk reaguam mjaftueshëm për ligjin e arsimit, duhet të kishim bojkotuar dhe parlamentin. 
Për të gjitha këto ne mbajmë përgjegjësi.  Nuk është turp që të pranosh gabimet. 
Turpi është i atyre që me planet e tyre po shkatërrojnë Shqipërinë dhe shqiptarët
” tha Kryemadhi.

Ajo ka deklaruar se LSI-ja do të bëjë opozitë të fortë dhe se ajo do të jetë opozita kryesore në Shqipëri.

"Sot ju më dhatë votën për t’ju drejtuar në opozitë. Kjo është detyrë pa kushte për mua dhe unë ju jap fjalën e nderit, jo të një gruaje, as të burri, por ju jap fjalën e nderit të një nëne që nuk do të ndalem asnjë minutë, asnjë sekondë, jo vetëm për të denoncuar, por për të luftuar deri në fund që ky vend të mos jetë më vatra e krimit, e drogës dhe e oligarkëve, qoftë kjo dhe me çmimin më të madh, atë të jetës time!"- deklaroi Kryemadhi

Comments

Submitted by Albana (not verified) on

hahahahaha....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.