Kandidati për kancelar: Të ndalohet mitingu i Erdogan në Hamburg

Postuar në 29 Qershor, 2017 10:54

Kandidati socialdemokrat për kancelar të Gjermanisë, Martin Schulz ka bërë thirrje që të ndalohet mitingu që parashikohet të mbahet nga Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan në Hamburg. Sipas Schulz një aktivitet i tillë nuk duhet lejuar për shkak të sundimit autoritarist të Erdogan si dhe të faktit se nuk duhet lejuar që ndasitë e politikës së brendshme turke të importohen në Gjermani.

“Nuk dua që z. Erdogan, i cili burgos politikanët opozitarë dhe gazetarët në Turqi të zhvillojë takime të mëdha në Gjemani”, është shprehur Schulz.

Erdogan parashikon të mbajë mitingun me emigrantët turq në kuadër të vizitës së tij në Hamburg, me rastin e takimit të G20.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.