Mediat e huaja: Ilir Meta mund të jetë prapë ai që vendos

Postuar në 25 Qershor, 2017 12:48

Zgjedhjet parlamentare të në Shqipëri janë pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare. Shtypi botëror ka vënë një shenjë barazimi mes zgjedhjeve dhe të ardhmes europiane te vendit. Euronews e  hap artikullin per shqiperine me titullin, “Europa po shikon Shqipërinëë që voton”.

Euroneës thekson shpresën e kryeminsitrit Edi Rama për të siguruar shumicën i vetëm në mënyrë që të nxisë reformat jetike në gjyqesor, të cilat do t’i hapin rrugën Shqipërisë drejt Brukselit. Sipas Euroneës, rreziku qëndron në faktin se presidenti i sapozgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta mund të mbajë sërish rolin e atij që do të vendosë.Washington Post nënvizon marrëveshjen e dy partive të mëdha PS-PD si paraprijëse të zgjedhjeve parlamentare, por ndalet të theksojë se mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është çelësi për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Edhe Associated Press shkruan se partitë e mëdha u detyruan të lënë pas çdo ndasi për të çuar vendin drejt Bashkimit Europian. Për Deutche Ëelle zgjedhjet e së dielës vijne nga një atmosferë fushate që nuk i përngjan asnjë fushatë të kaluar. Mediat italiane përsërisin kërkesat e kryeministrit shqiptar për të marrë  një shumicë të fortë që do të vendose për të ardhmen europiane të vendit. Sipas Ilsole24 Ore, nuk është i përjashtuar formimi i një koalicioni të madh qeverisës me të djathtën, i cili do t’i sigurojë më në fund Shqipërisë, një vend në Bashkimin Europian.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.