Edhe BE-ja shton financimet për mbrojtjen

Postuar në 10 Qershor, 2017 10:11

Mbrojtja nis të nxjerrë krye si prioritet edhe për Bashkimin Europian. Kjo reflektohet në fonde dhe financime për një sketor për të cilin deri më tani BE-ja ka qenë pas vendeve të tjera të mëdha. Mirëpo duket se gjërat ndryshojnë duke prekur sektorëvtë tjerë civilë me rëndësi si mjedisi, dixhitalizimi dhe energjia. Komisioni Europian ka bërë të ditur së fundmi se ka ndërmend që të financojë teknologji të lartë për mbrojtjen duke tërhequr 145 milionë euro të destinuara për një program të quajtur Europa e Ndërlidhur që ka synim ndërlidhjen e tregjeve të energjisë, sigurinë energjetike, mbrojtjen e mjedisit dhe ndërveprimin e shërbimeve dixhitale. 145 milionë euro janë pak nëse shohim se i gjithë programi vlen 30 miliardë euro për një hark kohor 2014-2020. 
Zëdhënësja e Komisionit, Lucia Caudet mbrojti vendimin e marrë duke theksuar se me Fondin Europian të Mbrojtjes po adresohet angahzimi i marrë nga kreu i Komisionit, Juncker dhe se rialokimi nuk cenon përfundimin e projekteve të tjera.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.