Bllokohet autokolona shqiptare e NATO-s në Greqi (Foto, Video)

Postuar në 02 Qershor, 2017 17:21

Forcat shqiptare të NATO-s që ishin duke udhëtuar në territorin grek, për t’iu bashkuar forcave të tjera të Aleancës që do të marrin pjesë në stërvitjen e NATO-s "Noble Jump" në Rumani  janë penguar të kalojnë në  Rrugën Egnatia në afërsi të Kozanit.

Një grup protestuesish të KKE (Partisë Komuniste Greke) nga Maqedonia Perëndimore dhe Veria të drejtuar nga dy eurodeputetë të kësaj force politike kanë bllokuar karvanin e ushtrisë shqiptare në Polymylos. Një zinxhir njerëzor nuk ka lejuar kalimin e 20 automjeteve dhe 2 autobusëve  që mbajnë flamurin shqiptar dhe stemën e NATO-s. KKE kërkon daljen e Greqisë nga NATO, mbylljen e gjithë bazave të Aleancës  në territorin grek dhe kthimin e trupave greke nga misionet jashtë vendit.

Në protestë marrin pjesë në deputeti i KKE, Sotiris Zarianopoulos dhe Sakis Vardalos. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe Prokurori i Qarkut të Kozanit.  Nga ana e policisë ka patur përpjekje të vazhdueshme për të hapur rrugën dhe për të kaluar karvani i  NATO-s, por protestuesit kërkojnë që autokolona e NATO-s të kthehet në Shqipëri. 

http://www.902.gr/eidisi/politiki/131069/fragmos-sti-natoiki-dynami-apo-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.