Nishani dekoron me urdhërin e Flamurit Kombëtar Bob Dole

Postuar në 28 Maj, 2017 11:37

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka deklaruar dje senatorin amerikan Bob Dole me Dekoratën e Flamurit Kombëtar. Ceremonia u zhvillua në Washington dhe motivacioni është: 

Me mirënjohje të thellë dhe vlerësim të lartë shtetëror ndaj kontributit të çmuar dhe ndihmesës thelbësore dhënë për promovimin dhe zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, si dhe për lobimin në Senatin Amerikan në përkrahje të palëkundur të lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës”.

Presidenti ka mbajtur edhe një fjalë me këtë rast përmes të cilës ka shprehur konsideratën për Dole, i cili nga ana e vet ka falëenderuar Nishanin. Ai ka kujtuar kohën kur kandidonte për president të ShBA-së në vitin 1996 duke shtuar se “jam i sigurtë se mora votat e të gjithë shqiptaro-amerikanëve”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.