Basha mbyll pazarin e dytë të çadrës

Postuar në 25 Maj, 2017 13:10

Pas mbylljes së çadrës Basha i është futur me kokë listave të PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit. Ai pati dje një takim me kordinatorët e qarqeve për t'u njohur me propozimet e strukturave të PD-së për listat e kandidatëve. Por teksa ky proces nuk është finalizuar, Basha ka përmbyllur "pazarin" e dytë të çadrës. Aleatët e partive të vogla që u futën në çadër do të futen në siglën e PD-së në zgjedhje përderisa në këto zgjedhje nuk garohet me koalicione. Basha u ka siguruar vende të sigrta në listën e PD-së. Mësohet se pjesë e kësaj liste do të jenë kreu i PR-së, Fatmir Mediu, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, kreu i PDK-së, Nard Ndoka si dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.
Aleati tjetër i Bashës, Agron Duka gjithashtu ka marë garanci për të qenë në këto lista të sigurta, por ka shfaqur pretendime edhe për 2 kandidatë të tjerë të forcës së tij politikë që të përfshihen në listat e sigurta. Ndërkohë, Basha nuk ka mbajtur të njëjtin qëndrim ndaj Kreshnik Spahiut dhe Eduart Ndocaj, të cilëve nuk u ka dhënë siguri për përfshirjen në këto lista të sigurta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.