Paditet Florjana Koka, KLSH dosje për kryebashkiaken e Sarandës

Postuar në 05 Maj, 2017 16:54

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur  në Prokurori kryebashkiaken e Sarandës, Florjana Koka dhe 6 zyrtarë të kësaj bashkie për “Shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi të detyrës”. Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e menaxhimit dhe zbatimit të buxhetit, lidhur me likuidimin e pagesave për punë të pakryera, në fushën e procedurave të prokurimit publik mbi vlerësimin e ofertave ekonomike dhe në zbatimin e punimeve, konkretisht:

Sipas KLSH-së, kryetarja e Bashkisë së Sarandë, në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor ka miratuar pagesa dhe investime të pakryera por të situacionuara dhe likuiduara në vlerën 64.4 milion lekë (punime fiktive). Në bazë të një auditimi që KLSH ka bërë nga korriku i 2015-ës deri në dhjetor të 2016-ës, rezulton se dëmi ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të Sarandës është afro 1.2 milion dollarë.Zgjedhja e saj në krye të bashkisë së Sarandës erdhi si propozim i Koço Kokëdhimës.

Investimet e përmendura i takojnë 2 objekteve të prokurimit:

-Zëvendësimi i tubacionit të ujësjellësit nga stacioni i pompimit Vrion deri në rezervuarin e qytetit”, për vlerën 34.4 milion lekë, të likuiduar vetëm 1 ditë pas lidhjes së kontratës.

- Përmirësimi i rrjetit të ujërave të zeza, zona nga Hotel Butrinti deri tek Kanali i Çukës”, vlerën 30 milion lekë, likuiduar vetëm 5 ditë pas lidhjes së kontratës.

- P. H. me detyrë ish-Drejtor i Shërbimeve Publike të Bashkisë Sarandë, për marrjen në dorëzim dhe situacionimin për punime të pakryera, me efekt në cilësinë e realizimit të investimit dhe dëm ekonomik në vlerën 50.5 milion lekë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.