Daul: Bojkoti, i papranueshëm. Negociatat vijojnë mbi draftin e McAllister

Postuar në 02 Maj, 2017 23:33

Pas video konferencës që u zhvillua me gruoin parlamentar të Partisë Demokratike, Presidenti i Partive Popullore Europiane Joseph DAUL bëri deklaratën e mëposhtme:

Kam pasur një shkëmbim të frytshëm dhe të sinqertë të pikëpamjeve me kryetarin e PDSH-së Lulzim Basha dhe grupin parlamentar të PDSH-së. Objektivi i video konferencës së sotme ishte para së gjithash thirrja e partisë anëtare të PPE në Shqipëri që të kontribuojë në mënyrë konstruktive drejt një zgjidhje që çon në pjesëmarrjen e PDSH- së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në ruajtjen e qetësisë dhe përmbajtjes nga çdo lloj dhune.

PPE dhe partia e saj anëtare PD ndajnë mendimin se një luftë më e fortë kundër drogës është vendimtare si për Shqipërinë ashtu edhe për BE. Unë përgëzoj partinë tonë anëtare për vënien e luftës kundër drogës në krye të axhendës politike. Në lidhje me këtë, pajtohem dhe do të mbështes, se BE duhet të forcojë monitorimin e zbatimit të planit të veprimit 2017-2020 për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Për më tepër, BE duhet të forcojë mbështetjen e saj financiare për përfundimin e vëzhgimit ajror të të gjithë territorit shqiptar me qëllim identifikimin e plantacioneve të kanabisit dhe monitorimin e shkatërrimit të tyre.

Regjistrimi dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme të të gjitha palëve është e domosdoshme. Gjithashtu kam përsëritur se asnjë bojkot i zgjedhjeve apo i Parlamentit nuk janë aspak në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian apo të PPE-së. Në këtë kontekst unë u sigurova nga PDSH se partia do të angazhohet në negociata të mëtejshme konstruktive me shumicën qeverisëse në mënyrë që të gjejë një zgjidhje për këtë qëllim.

Për më tepër, unë theksova se kompromisi i propozuar nga nënpresidenti i PPE-së, David McAllister, javën e shkuar përcaktoi prioritetet e duhura për të siguruar që zgjedhjet të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në këtë drejtim, u bëj thirrje të gjitha palëve të angazhohen sinqerisht në gjetjen e një zgjidhjeje politike

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.