Ironike/Vendi zien nga kriza, presidenti maqedonas nderohet me çmim për punën e veçantë për unitetin e kombeve ortodokse

Postuar në 25 Prill, 2017 14:04

Ndërkohë që në Maqedoni tensionet rriten dhe situata nuk po merr rrugëdalje, presidenti Ivanov ka bërë të ditur se ai është dekoruar nga Fondacioni Ndërkombëtare për Unitetin e Kombeve Kristiane Ortodokse, urdhër ky që mban emrin e patriarkut të fundit të Moskës, Aleksi II.

Siç njofton presidenca maqedonase, çmimi i është dhënë Ivanovit për “punën e tij të veçantë në përmirësimin e unitetit të popujve kristianë ortodoksë dhe në promovimin e vlerave kristiane”. Përveç Ivanovit, këtë viti çmimin e kanë marrë edhe Papa i Koptëve Tawadros II i Aleksandrisë dhe kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin. Nuk është pa mesazhe një çmim i tillë që do të akordohet më 23 maj në Moskë, në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar, ndërkohë që presidenti i Maqedonisë akuzohet nga një pjesë e shoqërisë sllave të vedit të tij se po tansferon tensionin politik në tension etnik dhe po përçan vendin.

http://mia.mk/en/Inside/RenderSingleNews/323/133669129

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.