Sulmi amerikan në Siri, Rusia pezullon Memorandumin për Sigurinë e Fluturimeve

Postuar në 07 Prill, 2017 10:12

Pas sulmit të SHBA mbi një bazë ajrore në Sha’irat në Siri, ka ardhur edhe reagimi i Rusisë. Në një deklaratë, presidenti Vladimir Putin e ka quajtur sulmin ilegjitim dhe me ndikim negaativ në raportet SHBA-Rusi. Përkeqësimi është bërë fakt kur Ministria e Jashtme e Rusisë, ka deklaruar sot se është vendosur ndërprerja e e zbatimit të Memorandumit të Mirëkuptimit për Sigurinë e fluturimeve në Siri që ishte nënshkruar me SHBA. Kjo do të thotë se veprimet ushtarake të palëve mund të çojnë në incidente të rënda duke e kthyer Sirinë në një territor ku testohet sistemi nervor i politikës botërore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.