Del në ankand ditari i Kennedyt: "Hitleri, figurë misterioze si prej legjendash"

Postuar në 24 Mars, 2017 00:00

Sot Donald Trump është krahasuar me Hitlerin në disa veprime. Ai madje thuhet edhe se ka një admirim për ish-diktatorin gjerman. Diçka e tillë u tha edhe për presidentin rus Vladimir Putin gjatë fushatës së Krimesë. Por këto janë spekullime mediatike ndërkohë që një tjetër figurë e njohur e politikës në shekullin e 20-të ka shprehur me dorën e tij admirimin për Adolf Hitlerin. Ish-presidenti amerikan, John F Kennedy ka lënë një ditar, në të cilin ai shkruante për liderin nazist fjalë përlavduese.

Rreshtat për Hitlerin janë hedhur në vitin 1945, kur Kennedy ishte 28 vjeç dhe kur Gjermania naziste po shkonte drejt shkatërrimit.

Hitleri do të dalë mbi urrejtjen që e rrethon atë tani si një nga figurat më domethënëse që ka jetuar ndonjëherë. Ai kishte në vetvete atë lëndë nga e cila krijohen legjendat”, shkruan Kennedy, duke iu afruar gjithsesi të vërtetës nëse shohim gjurmën e veprës së Hitlerit në histori.

Kennedy i shkroi këto fjalë pasi vizitoi diktatorin gjerman në malet e Bavarisë. Ditari është një kopje e vetme dhe ka 61 faqe. Ai do të hidhet në ankand më 26 prill në Boston nga poseduesja e tij, Deirdre Henderson që ka punuar si kërkues për Kennedy ndërkohë kur ky i fundit ishte senator.

Sipas  Henderson, në vlerësimet e ish-presidentit amerikan për Hitlerin, aty ku ai flet për “lëndën e legjendës”, fjala është për misterin me të cilin rrethohej diktatori, jo për të keqen që i dëshmoi botës.

http://www.bbc.com/news/world-us-canada-39371715

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.