Protesta e PD-së, komenton edhe Rexhep Qosja: Shqipëria në luftë qytetare foljore

Postuar në 19 Mars, 2017 12:56

Rexhep Qosja ka bërë sot disa komente rreth protestës së PD-së duke u ndalur sidomos tek ajo që e quan deklaratë luftënxitëse të Lulzim Bashës. 
Dje, më 17 mars 2017, derisa po dëgjoja përimtimet e një vargu publicistësh e analistësh për koalicionin pushtetar e për koalicionin protestues, për qeverinë e “krimit”, për qeverinë e “drogës”, për qeverinë ‘teknike”, për qeverinë “septike”, si tha një publicist i Prishtinës, për zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit, për zgjedhjet e shtyra për kushedi kur, për ministrat e “flijuar” e për ministrat e riemëruar, dëgjova deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, të përsëritur sa e sa herë në mediet e Tiranës dhe në mediet e Prishtinës në të cilën thuhej se: “Fatmir Xhafa mund ta kalojë pragun e Ministrisë vetëm përmbi trupat tanë!”…Shqipëria po shtyhet drejt vitit 1997!  Ajo sot po përjeton luftë qytetare foljore e cila dikush dëshiron që të shëndërrohet në luftë qytetare me mjete të tjera! Prej kësaj dëshire ndoshta s’është i liruar senatori italian, Aldo Di Biagio, i cili ftuesve të tij nuk ngurroi t’ua këshillojë në çadër parullën fashiste: “Nuk kthehemi mbrapsht, do të ecim vetëm përpara”, shprehet ndër të tjera Qosja. 
 

 

Comments

Submitted by populli I vemendshem (not verified) on

Fakti qe nje enverist I thekur si Qosja shqetesohet per kete punen e cadres se opozites, tregon se keta kane te drejte qe e ngrene kete ceshtjen e rikthimit te nomeklatures se regjimi ne vendimarje te vendit...

Submitted by Iliri (not verified) on

Dikur të gjith ishim Enverist,sidomos Saliu,e poashtu ne në Kosovë që rrezikonim të përfundojm në burgjet sllavosërbe edhe vetëm nëse ziheshim duke dëgju këngë nga Shqipëria , pra me siguri edhe ti ke qenë dikur e pse tani kan ndryshu gjanat mos u mundoni të na hidhni thashethanëme kinse qdo kush që komenton apo kundërshton pd është Enverist.Kjo që Qosja ka thënë është më se e vërtet ,deklaratat e Lulit do e qojnë kombin Shqipëtar në vëllavrasje.

Submitted by populli (not verified) on

E vertete se me enverin kemi jetu, por pasi e pame se ku e coi enveri njat vend, ta mendosh qe ta kthesh prape enverin tuj vu po te njajtet njerez ne kry, eshte pak si teper per njat popull te vuajtur...prandaj ikin mileti nga syte kambet nga ai vend!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.