Ndryshime të tjera në qeveri përtej Sajmir Tahirit?

Postuar në 11 Mars, 2017 15:26

Sajmir Tahiri është prej disa orësh kryelajmi i mediave për nëj dorëheqje eventuale të tij nga detyra e ministrit të Brendshëm. Nuk ka asgjë zyrtare por Top – Channel raporton se burime pranë qeverisë shqiptar kanë deklaruar se ditën e hënë do të formalizohen “ndryshime të rëndësishme”. 

“Interesimit të Top Channel lidhur me një lajm të përhapur në media se priten dorëheqje në Qeveri për t'i ofruar një kompromis çadrës së protestës, burime pranë Kryeministrit Edi Rama iu përgjigjen se të hënën në Qeveri do të ketë ndryshime të rëndësishme, por këto ndryshime nuk çojnë në një qeveri teknike dhe se kabineti mbetet politik”, raporton TCh. 

Mbetet për t’u parë se ku do të konsistojnë këto ndryshime, nëse do të ketë të tjera veç dorëheqjes së supozuar të Tahirit, por me gjasë lëvizja i heq manovrën protestës së PD-së, ndërkohë që mund të jetë një provë se raportet PS-LSI po ristabilizohen në drejtimmtë konfirmimit të koalicionit. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.