Një përkthim në “shqip” i vendimit të Kushtetueses për Elvis Roshin

Postuar në 08 Mars, 2017 23:34

Nga një konsultim me një ekspert kushtetues, rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi kërkesën e kryebashkiakut të Kavajës, rezulton se vendimi i djeshëm i kësaj gjykate e bën nul shkarkimin e kavajasit nga kryeministri Rama, por lë në fuqi shkarkimin e tij nga KQZ-ja.

Sipas ekspertit, Këshilli i Ministrave (i përafaqësuar nga kryeministri Rama) ka të drejtë shkarkojë një kryebashkiak, kur është në detyrë, por jo kur është shkarkuar nga detyra prej KQZ-së. Ndërsa vendimi i KQZ-së mund të ankimohet së pari në Gjykatën Administrative, e jo në atë Kushtetuese. Vetëm nëse Gjykata Administrative vendos në shkelje të Kushtetutës rreth një vendimi të KQZ, mund të futet në lojë Gjykata Kushtetuese.

Si rrjedhim, Elvis Roshi mund ta ankimojë vendimin e KQZ-së vetëm në Gjykatën Administrative, por afati për atë ankimim i ka kaluar…

E.Z.

Comments

Submitted by Artan (not verified) on

Njeriu nuk duhet te jete peng gjithe jeten i ndonje gabimi te vogel nga e kaluara! Roshi tani ka nje popullaritet admirues nga Kavajasit dhe ndonje prapesi e vogel nga e kaluara nuk duhet te jete sebep per te prishur nje karriere te shkelqyer e cila eshte krijuar me vone se gabimet! Ligjet e hartuara nga politika me teper duken si nje kurth abuziv kunder njerezve qe po krijojne mitet e tyre! Duhen modifikuar nga mazhoranca sa me pare! LSI duhet te jete me teper pergjegjese!
Kurse per sa i takon gjykatave sharje e fyerje me te madhe sesa te thuash qe ata i komandon PD, besoj se nuk ka! Kot do ishin edhe 100 fjale nga fjalori me banal i shqipes ne raport me kete tjetren!

Submitted by adhuruesi i Artanit (not verified) on

Pu pu pu, cfare mencurie ka ky djale ! O Artan, edhe ti ke bere ndonje prapesi te vogel si psh : perdhumin ose trafik droge besoj. Duket se e kuptoni mire njeri tjetrin. Me qe ra fjala, na thuaj kush quhet prapesi mesatare dhe madhe, se keto te voglat i kuptuam.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.